Guardiola fut në sherr lojtarët e City për një vend si titullar

Futboll

Guardiola fut në sherr lojtarët e City për një vend si titullar

Më: 9 janar 2019 Në ora: 07:11
Aguero dhe Jesus, sulmuesit e City

Trajneri Pep Guardiola i ka “shkulur veshin” sulmuesit brazilian Gabriel Jesus, duke i thënë se duhet të “zihet” fort me Sergio Aguero për t’i rrëmbyer vendin e titullarit te skuadra e Manchester City. Trajneri spanjoll ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas do të jetë gjithnjë titullar te skuadra e City, duke i thënë Jesus që të kërkojë më shumë nga vetja.

“Kjo është ajo që ndodh në ekipet e mëdha, lojtarët e mirë duelojnë e rivalizojnë mes tyre për të luajtur në çdo ndeshje. Kjo është e thjeshtë. Unë gjithnjë marr vendime për të mirën e skuadrës në momentin e duhur. Kur Sergio mungoi, Gabriel zhvilloi ndeshje të mira, madje edhe më vonë, ndaj unë e lashë titullar. Në ato momente ishte më mirë se Aguero, por kjo nuk ndodh gjithnjë me të”, tha Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll tha: “Kur Aguero është në formë të shkëlqyer do të jetë gjithnjë titullar, ndaj Jesus duhet të luftojë çdo ditë në stërvitje që t’i rrëmbejë vendin në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat