Kane me rekord te ri për Tottenham

Futboll

Kane me rekord te ri për Tottenham

Më: 9 janar 2019 Në ora: 07:44
Harry Kane

Sulmuesi anglez po vazhdon që të thyej pothuajse të gjitha rekordet me Spurs derisa po vazhdon të ngjitet në tabelë si golashënuesi më i mirë i këtij ekipi.

Harry Kane është bërë sonte lojtari i parë i Tottenhamit që ka shënuar s’paku 20 gola në pesë sezonet e fundit, pasi që finalizoi penalltinë kundër Chelsea të martën.

Kane shënoi golin e parë në gjysmëfinalen e Carabao Cup kundër Chelsea, pasi që nxori penallti në zonë ku ndaj tij ndërhyri Kepa Arrizabalaga.

Kane fillimisht u tha se është offside, por pasi u përsërit VAR gjyqtari Michael Oliver referoi penallti.

Me këtë gol, Kane arriti golin e tij të 20 këtë sezon, duke arritur këtë statistikë për pesë herë radhazi.

Kjo ecuri e tij filloi më 31 gola në sezonin 2014-15, ku pasoi edhe më 28 gola të tjerë sezonin e ardhshëm.

Kane pastaj shënoi edhe 28 gola sezonin e ardhshëm duke arritur 41 gola në 48 ndeshje për Spurs gjatë sezonit 2017-18.

Përveç kësaj, Kane tani është i katërti në listën e top golashënuesve te Tottenhamit në histori, kurse në total ka shënuar 160 gola.

Sulmuesi 25 vjeçar është në ndekje për ta kaluar Jimmy Greaves, Bobby Smith dhe Martin Chivers, të cilët kanë shënuar 266, 208 dhe 174 gola respektivisht në karrierën e tyre.

Goli i së martës është i gjashti në gjashtë ndeshje radhazi që Kane shënon; hera e dytë që shënon kaq shumë gola në kaq ndeshje radhazi.

Para golit të sotëm kundër Bluve Kane ka shënuar kundër Tranmere, Cardiff, Ëolves, Bournemouth dhe Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat