Arturo Vidalit i sekuestrohen 4 shtëpi në Torino

Futboll

Arturo Vidalit i sekuestrohen 4 shtëpi në Torino

Më: 9 janar 2019 Në ora: 10:17
Arturo Vidal

Për shkak të një borxhi të papaguar prej 18,489 eurove, Gjykata e Torinos ka marrë vendim që mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal, t’i konfiskohen katër shtëpi.

Kiliani i cili fillimisht ia kishte borxh 17 mijë euro në agjencie udhëtimesh në Torino të Italisë, e mori paralajmërimin përfundimtar më 24 dhjetor, një vit pasi filluan procedurat ligjore.

Sipas paralajmërimit përfundimtar, katër shtëpi të Vidalit, të cilat janë të ndërtuara në Torino, do të konfiskohen dhe do të shiten në ankand, pasi ai nuk arriti ta paguajë borxhin para se të përfundojë viti 2018.

Siç mëson e përditshmja spanjolle, Marca, Vidali e kishte paguar vetëm një pjesë të borxhit. Ai i a ka borxh agjencisë së udhëtimeve edhe 12 mijë euro të cilat duhet t’i paguajë për shkak të shpenzimeve të bëra për procesin gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat