Arbër Zeneli në qendër të vëmendjes së disa skuadrave italiane edhe turke

Futboll

Arbër Zeneli në qendër të vëmendjes së disa skuadrave italiane edhe turke

Nga: F. B Më: 9 janar 2019 Në ora: 10:24
Arbër Zeneli

Në afatin kalimtar të futbollistëve, krahas shumë emra që janë në qendër të vëmendjes, shumë interesim po tregohet edhe për futbollistin me prejardhje nga Mitrovica Arbër Zeneli.

Media të ndryshme sportive italiane edhe turke kanë njoftuar se janë disa skuadra të njohura evropiane që po kërkojnë shërbimet e Arbër Zenelit futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës, që pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Hereneenven në kampionatin holandez.

Për sulmuesin mitrovicas kanë shprehur interesim disa skuadra të njohura nga Serie A ndër të cilat Fiorentina, sikundër edhe dy top klubet e njohura turke.. Galatasaray dhe Fenerbahche.

Mësohet se të dyja këto klube e dëshirojnë lojtarin e Kosovës qysh në afatin kalimtar të janarit, shkruan AlbanienShow, transmeton “Bota Sot”.

Pas njoftimit të lajmit për mundësinë që Zeneli të bëhet pjesë e kampionatit turk, shumë tifozë të këtyre klubeve kanë publikuar në instagram video të paraqitjeve të Zenelit, duke i shkruar dhe lutur që ai të zgjedh njërën nga skuadrat nga Stambolli.

Euforia është aq e madhe sa që disa tifoz të Galatasaray, goditjet nga distanca të Zenelit i krahasojnë edhe me ato të legjendës së klubit holandezit, Snajider.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat