Ulpiana me trajner të ri

Futboll

Ulpiana me trajner të ri

Nga: K. G. Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:10
Megzon Visoka prezantohet te Ulpiana

Skuadra e Ulpianës nga Lypjani ka ambicie që të rikthehet në Ligën e Parë të Kosovës. Lypjanasit kanë emëruar trajner të ri Megzon Visokën. “KF Ulpiana prezanton trajnerin e ri Megzon Visoka. Visoka ka rënë dakord për një kontratë me klubin deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi dhe do të marrë trajnimin në kampusin ‘bardhekaltërt’ për herë të parë ditëve në vijim. Visoka më herët ka drejtuar skuadra tjera të Ligës së Parë si Ramiz Sadikun, kurse si asistent i parë ishte te disa skuadra të Superligës, Gjilanit, Llapi, si dhe kryetrajner tek KF Llapi U19 dhe KF Flamurtari U19, si dhe asistent i përfaqësueses se Kosovës U19, tek ekipi i femrave etj. Trajneri Visoka, njëkohësisht ka paraqitur edhe përforcimet e para për vitin 2019; Egzon Abazi nga KF Llapi, Akil Makolli nga KF Flamurtari, si dhe Armend Misini nga KF Ferizaj”, bëhet e ditur nga Ulpiana.  KF Ulpiana renditet në vend të katërt me 32 pikë në ligën e dytë, grupi B, katër me pak se kampioni vjeshtor Dardana. Me Visokën pretendojnë rezultate edhe më të mira në pranverë njëherësh t’i realizojnë edhe synimet që kanë. Sipas renditjes, pritet një pranverë shumë e nxehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat