I ka orët e numëruara

Futboll

I ka orët e numëruara

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:15
Michy Batshuayi

Michy Batshuayi i ka orët e numëruara te Valencia. Sulmuesi i huazuar nga Chelsea në verë ka dështuar të bind në “Mestalla” dhe trajnerit Marcelino nuk i ka kursyer kritikat direkte ndaj tij pas humbjes në Kupën e Mbretit me Sporting Gijon ku humbi disa raste të pafalshme.

Marcelino tha se po i soset durimi me disa lojtarë duke kërkuar hapur përforcime për sulmin ndërsa Batshuayi do të kalojë diku tjetër po në huazim. Roma dhe Galatasaray kanë shprehur interesim për sulmuesin belg i cili nuk po gjen prej kohësh një sistemim përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat