Shifra marramendëse që City ka fituar nga shitja e lojtarëve të akademisë

Futboll

Shifra marramendëse që City ka fituar nga shitja e lojtarëve të akademisë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:04
Brahim Diaz

Kampionët e Anglisë kanë bërë biznes të mirë me lojtarët që i ka nxjerrë nga akademia e saj.

Manchester City është një ndër klubet më të fuqishme në planet.

Kampionët e Anglisë nuk kursehen për të blerë lojtarë, duke shpenzuar shumë të mëdha parash për të ndërtuar një skuadër yjesh.

Por, një aspekt tjetër ku shkëlqejnë ata, janë dhe rrjeti perfekt i gjetjes së talenteve të cilët rriten në akademinë e tyre dhe më pas i bën gati për t’i shitur në ekipe të tjera.

Manchester City ka arkëtuar 150 milionë euro nga shitjet e lojtarëve të dalë nga akademia e tyre, madje 60 milionë euro janë përfituar nga lojtarë që nuk kanë bërë qoftë dhe një paraqitje për ekipin e parë.

Së fundmi, Citizens kanë shitur talentin Brahim Diaz te Real Madridi për 17 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat