Bora mbulon fushën, ia prish planet skuadrës shqiptare

Futboll

Bora mbulon fushën, ia prish planet skuadrës shqiptare

Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:10
Bora mbulon fushën, ia prish planet skuadrës shqiptare

Reshjet e dëborës kanë mbuluar sot qytetin e Gjirokastrës, duke i prishur planet skuadrës së Luftëtarit. Skuadra bluzi anuloi pak ditë më parë zhvillimin e minifazës përgatitore në Greqi, teksa planifikoi që të stërvitej në Gjirokastër.

Moti i keq dhe reshjet e dendura të dëborën e bëjnë të pamundur zhvillimin e stërvitjes dhe me shumë gjasa pritet që skuadra të ngujohet në kalçeto, deri në përmirësimin e motit.

Stadiumi i qytetit të Gjirokastrës është i mbuluar i gjithi nga dëbora, teksa temperaturat shkojnë deri në -3 gradë celsius.

Nuk kanë munguar as videot e postuara në “Instagram” nga futbollistët e Luftëtarit, të cilët kanë pasqyruar dëborën e dendur që ka mbuluar qytetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat