PSG kërkon mesfushorin e Romës për ta zëvendësuar Rabiot - Bota Sot
PSG kërkon mesfushorin e Romës për ta zëvendësuar Rabiot

Futboll

PSG kërkon mesfushorin e Romës për ta zëvendësuar Rabiot

Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:23
Roma

Kampionët e Francës kanë nevojë të përforcojnë mesfushën.

Thomas Tuchel shprehu hapur shqetësimin për afrimin e një lojtari në mesfushë pasi tashmë Adrien Rabiot mund të quhet një ish lojtar parisien.

Ideja më e fundit për kampionët e Francës është Lorenzo Pellegrini, mesfushori i Romës që është shndërruar në titullar për Eusebio Di Francescon por është i lidhur me një klauzolë prej 30 milionë eurosh.

Është e vështirë që një operacion i tillë të lejohet nga Monchi në janar sepse edhe për ta zëvendësuar do të ishte e vështirë por në verë drejtuesit e klubit francez nuk do të kishin problem të paguanin këtë shifër në llogarinë e Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...