Juventusi nuk lejon largimin e Benatias

Futboll

Juventusi nuk lejon largimin e Benatias

Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:41
Medhi Benatia

Mbrojtësi maroken ka shprehur dëshirën që të largohet nga kampionët e Serie A.

Medhi Benatia po luan shumë pak këtë stinor te Juventus dhe kjo është arsyeja pse lojtari ka kërkuar nga klubi që ta lejojë të largohet, shkruan KosovaPress.

Sipas Calciomercato, agjenti i Benatias, Houssine Khajra është takuar me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paratici gjatë të martës.

Megjithatë as ky takim nuk ia ka ndryshuar mendjen drejtuesit të Juves, i cili ka bërë me dije se nuk do ta lejojë largimin e Benatias në mesin e sezonit.

Sipas së gjitha gjasave, Benatia do ta mbyllë stinorin në Torino, kurse gjatë verës do t’i lejohet të negociojë me klubet e tjera për të siguruar një transferim të ri.

Skuadra e Olympique Marseille ka shprehur interesim për ish-mbrojtësin e Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat