Dy alternativat e Inter nëse s’vjen Barella

Futboll

Dy alternativat e Inter nëse s’vjen Barella

Më: 10 janar 2019 Në ora: 08:18
Nicolo Barella

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Inter ka identifikuar alternativat e Nicolo Barella, i cili gjithashtu ndiqet nga Napoli dhe Chelsea. 

Në rast të largimit të Cesc Fabregas që në janar, trajneri Maurizio Sarri ka kërkuar Barella-n për të zënë vendin e spanjollit. 

Por edhe Napoli ka shfaqur interes dhe në rast të një largimi të mesfushorit Allan, për të cilin PSG thuhet të ketë ofruar 80 mln euro, fondet për të marrë Barella-n do të mjaftonin. 

Dhe nëse një nga këto skenare ndodh, Inter do të mundohet të transferojë njërin mes Ndombele që aktualisht luan te Lyon dhe Milinkovic-Savic, i cili aktivizohet te Lazio, por që kërkohet edhe nga Milan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat