Icardi kthehet në çështje, Interi nuk pret më - Bota Sot
Icardi kthehet në çështje, Interi nuk pret më

Futboll

Icardi kthehet në çështje, Interi nuk pret më

Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:25
Mauro Icardi

Koha e fjalëve dhe mesazheve në distancë mbaroi, dita vendimtare e "larjes së hesapeve" do të jetë javën e ardhshme.

Interi është në hall për rinovimin e zvarritur të Mauro Icardit dhe takimi i planifikuar me agjenten-bashkëshorte Wanda Nara do të zhvillohet më shpejt nga sa ishte parashikuar, sepse Beppe Marotta kërkon të takojë për herë të parë përfaqësuesen ligjore të kapitenit zikaltër.

Interi do donte të mbyllte gjithçka pa zhurmë, por Wanda ka folur thuajse përditë në media dhe ditët e fundit ka tensionuar ambientin, ndaj duhen ndarë gjërat një herë e mirë, aq më shumë që ditët e fundit ka pasur acarim edhe për vonesën e sulmuesit për t'u bashkuar me ekipin, çka i ka kushtuar 100.000 euro gjobë.

Në lojë janë shumë milionë, Icardi kërkon rritje page dhe zgjatje kontrate, Interi ofron 7 milionë euro në sezon deri në 2023, me klauzolën që do të rritej në 110 milionë për klubet jashtë Italisë.

Mbetet për t'u parë a do të pranojë Wanda, e cila kërkon të paktën 9 milionë euro në sezon, duke përfituar nga fakti që Real Madridi është gati t'ia japë një shifër të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...