Liria me ndryshime

Futboll

Liria me ndryshime

Nga: K. G. Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:31
Thaçi

Skuadra e futbollit Liria nga Prizreni ka bërë disa ndryshime në Shtabin Teknik.  Klubi me renome që lufton për mbijetesë në Superligën e Kosovës, ka emëruar trajner të portierëve Bujar Thaçin. “KF Liria, falënderon Blerim Zherkën, tashmë ish trajnerin e portierëve të Lirisë, për kontributin disavjeçar të dhënë për klubin. Ai, tani e tutje nuk do të jetë pjesë e Lirisë, pasi ka një angazhim tjetër.

Ndërkohë, drejtuesit e Lirisë, angazhuan ish portierin e njohur të Lirisë, Bujar Thaçi. Thaçi, tani e tutje do të punojë me portierët e KF Liria”, bëhet e ditur nga KF Liria. “Pres që të dëshmohem dhe të përkushtohem me detyrën e re.

Besoj të jap maksimumin, ashtu siç e kam dhënë dhe në karrierë, derisa mbroja portën për vite të tëra’, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat