E ardhmja e shqiptarit në Belgjikë

Futboll

E ardhmja e shqiptarit në Belgjikë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:42
Sidrit Guri

Sidrit Guri duket se do të vazhdojë të luajë për klubin e tij, Oostende nga Belgjika. Ka qenë drejtori sportiv i klubit, Hugo Bros, i cili bën me dije se sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit.

“E njohim mirë se kush është, pasi të realizosh 27 gola në Shqipëri për një vit, do të thotë se di të shënosh”, u shpreh fillimisht ai. Disa ditë më parë mediat belge bënin të ditur se me ardhjen e trajnerit të ri, Tom De Suter, nuk do të kishte vend për shkodranin në skuadër, por drejtori sportiv i ka shuar këto zëra. Gjithashtu, ky i fundit është shprehur se nuk do të largohet asnjë prej sulmuesëve. “ E di që Guri shënoi vetëm 1 gol, por do t’i japim edhe pak kohë. Asnjë sulmues nuk mund të largohet”, përfundoi Bros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat