Mesfushori uellsian do të jetë lojtar i Juventusit duke filluar nga 1 korriku.
Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey ka arritur marrëveshje me Juventusin.
Këtë e konfirmon gazeta The Guardian. Ramsey ka rënë dakord me kushtet e italianëve, por do t’i bashkohet ekipit vetëm në verë.
Ai do të largohet nga Arsenali si futbollist i lirë dhe do të nënshkruajë për pesë vite me kampionët e Italisë.
28-vjeçari pritet të përfitojë tetë milionë euro në vit. Uellsiani do të mbyll bashkëpunimin e tij me Arsenalin pas plot 10 vitesh.
Sipas Sky Italia, Ramsey pritet të nënshkruajë kontratën javën e ardhshme, por do ta mbyll sezonin në Londër.