Kapiteni i zikaltërve ka përgënjeshtruar lajmin

Futboll

Kapiteni i zikaltërve ka përgënjeshtruar lajmin

Më: 10 janar 2019 Në ora: 14:22
Icardi

Pas fjalëve të Wanda Naras kanë ardhur edhe ato të Icardit. Jo në lidhje me rinovimin, por për të kritikuar lajmet që janë publikuar sot nga "Gazzetta dello Sport". 

Kapiteni i zikaltërve ka përgënjeshtruar lajmin se Inter ka kërkuar të negociojë rinovimin e tij me një përfaqësues tjetër, sepse Wanda nuk pëlqehet më nga drejtuesit e klubit milanez. 

"Nga vijnë këto fjalë? A është e mundur që një gazetë si La Gazzetta të shkruajë budallallëqe të tilla?", ka qenë mesazhi i sulmuesit argjentinas. 

Për të sqaruar akoma më shumë situatën, Icardi ka postuar një mesazh të dytë: "Dua të saktësoj se jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me punën që kemi bërë bashkë deri tani. Për këtë arsye, Wanda Icardi do të jetë menaxherja ime deri në fundin e karrierës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat