Plas...

Futboll

Plas...

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:29
Luftëtari nuk po kalon ditët më të lumtura

Luftëtari nuk po kalon ditët më të lumtura. Klubi ka shumë vështirësi, pasi po përballet me probleme të mëdha financiare dhe merkatoja deri tani ka qenë e vakët. Zyrtarët e klubit nuk kanë faj, stafi teknik jo e jo, e aq më pak lojtarët. Fatura për gjendjen aktuale i faturohet presidencës gjirokastrite.

Situata momentalisht është shumë e vështirë, pasi faza përgatitore ka ngecur. Reshjet e dëborës kanë bllokuar stërvitjen e ekipit. Trajneri Gentian Mezani duket i dorëzuar tashmë, nuk ka nevojë as për të nxjerrë flamurin e bardhë, pasi mjafton e bardha e dëborës për të kuptuar realitetin. 

I gjendur përballë kushteve të tilla, numri një i stolit, referuar lajmit të Supersport, po mendon largimin nga drejtimi. Vlonjati e ka theksuar dhe në intervistat e mëparshme se nëse situata nuk zgjidhet nga drejtuesit e klubit atëherë nuk do të vazhdonte të ishte më në krye të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat