Trembet Barcelona

Futboll

Trembet Barcelona

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:35
Adrien Rabiot 

Kur u duk se Adrien Rabiot ishte pranë zyrtarizimit te Barcelona, tashmë e ardhmja e mesforoit të PSG-së mund të jetë te Bayern Munich.

Sipas gjermanes Bild, Bavarezët kanë nisur bisedimet me PSG-në për të afruar në gjermani Rabiotin.

Rabiot do të largohet si futbollist i lirë në verë, sepse i përfundon kontrata me PSG dhe nuk ka në plan të rinovojë, duke bërë që trajneri Thomas Tuchel ta përjashtojë përfundimisht nga ekipi.

Kampionët e Gjermanisë i ofrojnë një vend në formacion, dhe një pagë mjaft mirë të duke lënë duarbosh Barcelonën e cila gjithashtu e ndjek prej kohësh futbollistin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat