Caka: Ndihet një lloj presioni!

Futboll

Caka: Ndihet një lloj presioni!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2019 Në ora: 16:23
Ismet Caka

Vushtrria kërkon me këmbëngulje rikthimin në elitën e futbollit. Kolektiv që përpiqet të sjellë sa më shumë përforcime dhe të janë sa më të përgatitur për pjesën e dytë të kampionatit përkatësisht Ligës së Parë të Kosovës. Mbrojtësi Ismet Caka është rikthyer në klubin e Vushtrrisë dhe beson e shpreson se do të rikthehen në elitë. Vushtrria është kampione vjeshtore me 38 pikë të mbledhura, por nuk e ndjen qetësinë, për faktin se nuk kanë më shumë se tri pikë se Besa në  pozitën e dytë dhe 5 më shumë se Dukagjini i Klinës, i cili renditet në vend të tretë.  Caka shprehet se kishte disa arsye të forta që u rikthye në Vushtrri.

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që pas një kohe u kthyet në Vushtrri?

Ismet Caka: Kanë qenë gjashtë muaj që kam luajtur në KF Trepça, pastaj me insistimin e kryesisë edhe stafit teknik kam vendosur të kthehem, që t’iu ndihmoj në objektivin e vetëm: rikthimin e Vushtrrisë në Superligë.

“Bota sot”: Si e sheh Vushtrrinë në pranverë?

Ismet Caka: Vushtrrinë në pranverë e shoh edhe më të mobilizuar se që ishte në vjeshtë dhe me shumë përkushtim drejt Superligës.

“Bota sot”: A ka rritje të cilësisë në Ligën e Parë?

Ismet Caka: Mendoj që për një nuancë të vogël ka rritje por mendoj që në vitet në vazhdim do të jetë edhe më cilësore dhe me interesante liga.

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh në luftë për titull?

Ismet Caka: Mendoj që Vushtrria, Dukagjini, Besa dhe Vëllaznimi do të janë prej konkurrentëve, por mund të ketë edhe ndonjë skuadër që kërkon të jetë befasi. Kryesisht këto ekipe do të janë në garë për arsye të fondit të lojtarëve dhe traditës në futbollin e Kosovës.

“Bota sot”: A jeni në presion të skuadrave tjera?

Ismet Caka: Po, sa herë klubi ka aspirata të larta ndihet një lloj presioni, mirëpo presion për punë dhe arritje të objektivave, kështu që edhe në si Vushtrri kemi presion prej skuadrave afër nesh.

“Bota sot”: Kur do t'i bashkohesh përgatitjeve?

Ismet Caka: Përgatitjet do t’i fillojmë qysh nesër, pra prej ditës së parë do të jam nën urdhrat e stafit teknik.

“Bota sot”: Çfarë i premtoni tifozëve ‘Forca’?

Ismet Caka: Ju premtoj angazhim sikur çdo herë që nuk ka munguar as këtë herë, nuk do të mungoj dëshira dhe përkushtimi për rikthimin në Superligë të klubit tonë të zemrës.

“Bota sot”: A janë edhe kushtet e mira që iu binden që të kthehesh në ekipin e Vushtrrisë?

Ismet Caka: Organizimi i klubit? Këto tre vitet e fundit ka qenë prej klubeve me stabile në futboll. Mendoj që edhe kushtet e kanë ndikimin e tyre por shoqëria, tifozeria, me një fjalë është qyteti i futbollit dhe kjo është prej arsyeve që të kontribuoj për qytetin tim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat