Ramsey qëndron vetëm një hap larg klubit torinez

Futboll

Ramsey qëndron vetëm një hap larg klubit torinez

Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:50
Ramsey

Aaron Ramsey qëndron vetëm një hap larg klubit torinez të Juventusit. Shtypi anglez e jep të përshpejtuar tratativën e transferimit të  mesfushorit uellsian. Mbyllja e operacionit për kalimin e 28-vjeçarit Ramsesy në organikën e Allegrit, gjithnjë referuar mediave angleze, parashikohet të ndodhë më shpejt nga sa ishte planifikuar, duke bërë që mesfushori i Arsenalit të mbajë veshur fanellën e bardhezinjve dhe të kryejë kontrollet mjekësorë që pas ndeshjes me Milanin, e vlefshme për Superkupën e Italisë, që luhet në datën 16 janar.

Nguti për të mbyllur marrëveshjen me “Topçinjtë” e Londrës nënkupton se Juvetnusit do t’i duhet të kryejë që tani pagesat e nevojshme për të përfituar shërbimet e tij,  ndryshe nga transferimi me kosto zero që do të ishte i mundur në verë, pikërisht kur skadon dhe kontrata e lojtarit me klubin e Premier League-s. Me pak fjalë, kalimi i 28-vjeçarit në Itali pritet të ndodhë brenda një afati kohor shumë të shkurtër, ndërkohë që gjatë ditëve në vijim pritet prania e përfaqësuesve të tij në Torino për të përmbyllur tratativën me Fabio Paratticin, për atë që përkon të jetë goditje optimale e Juventusit në merkaton dimërore.

Uellsiani Aaron Ramsey, arriti të ngjiste shkallë të rëndësishme në karrierën e tij në verën e 2008-ës, kur përfundoi në duart e Arsene Wenger. Pas diçka më shumë se dy sezonesh mesfushori ia doli të kthehej në një pikë të rëndësishme referimi për organikën e Arsenalit. Nga vera e vitit 2011 Ramsey u emërtua si lojtari që mund të bënte gjithçka, sot ai vlerësohet edhe për tempizimin në inkursionet e realizuara, çka i kanë lejuar shënimin e 61 golave në 369 ndeshjet e zhvilluara në karrierë. Për më tepër, nga pikëpamja e arritjeve statistikat më të mira për të janë shënuar në sezonin 2013/2014, ku numëron 16 gola në 34 ndeshje. Juventusi e Ramsey shtrëngojnë duart për të aventurën e re që do të nisin bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat