Mavraj 68 minuta për Ingolstadtin, Zeneli shënon

Futboll

Mavraj 68 minuta për Ingolstadtin, Zeneli shënon

Nga: K. Goca Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:31
Pamje nga ndeshja

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, u paraqit titullar për ekipin e Bundesliga II gjermane, Ingolstadt, duke triumfuar me rezultat 4:3 në miqësore ndaj Heerenveenit nga Holanda. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, shënoi në minutën e 71-të, por nuk ndihmoi që Heerenveeni të del i pamposhtur nga kjo sfidë miqësore por jashtëzakonisht interesante. Mavraj luajti me sukses për ekipin gjerman, që ditë me parë ka firmosur, pasi që edicionin e kaluar luajti për Arisin e Greqisë. Diawusie (12'), Benschop (85'), Kutschke (89' e 125') shënuan për Ingolstadt dhe Vlap (27' e 89'), Zeneli (71') për Heerenveen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat