Mourinho: Nuk kam ndërmend të punoj në Portugali - Bota Sot
Mourinho: Nuk kam ndërmend të punoj në Portugali

Futboll

Mourinho: Nuk kam ndërmend të punoj në Portugali

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:42
Mourinho: Nuk kam ndërmend të punoj në Portugali

Flitet se Jose Mourinho mund të rikthehet në bankën e Real Madridit. Presidenti i Realit Florentino Perez mësohet se është gati ta emërojë menjëherë në vend të Santiago Solarit, i cili nuk i ka punët mirë, madje është sulmuar edhe nga futbollistët, siç është rasti i Iscos. Mourinho nuk e ka përjashtuar si alternativë një tjetër aventurë në Madrid, por ka kërkuar disa garanci për afatin kalimtar verore që duhet të bëjë Reali.

“Nuk është në sjelljen time të përgënjeshtroj ofertat që më vijnë. Mënyra më e mirë është të respektosh një klub të madh dhe një president të madh, që nuk më kanë kontaktuar. Po e them qartësisht që nuk kam ndërmend të punoj në Portugali”, ka thënë Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...