Magath jep një arsye pse Dortmundi mund të kapitullojë - Bota Sot
Magath jep një arsye pse Dortmundi mund të kapitullojë

Futboll

Magath jep një arsye pse Dortmundi mund të kapitullojë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:56
Magath jep një arsye pse Dortmundi mund të kapitullojë

Dortmundi ka pësuar vetëm një humbje në edicionin vjeshtor në Bundesliga I. Bardhezinjtë janë konkurrent kryesor në luftë për titullin e kampionit, por kanë presionin e kampionit në fuqi, Bayern Munihut. Skuadra e Dortmundit udhëheq me 42 pikë apo ka 13 fitore e 3 barazime dhe vetëm një humbje, ka 6 pikë më shumë se Bayerni në pozitën e dytë.  Trajneri i mirënjohur Felix Magath beson se Borussia Dortmund herët a vonë do ta ulë ritmin dhe do të dorëzohet përballë presionit të Bayernit.

“Nuk mendoj se BVB ka klasin e mjaftueshëm që t’i bëjë gjërat në mënyrë perfekte deri në fund të sezonit”, shkruan trajneri i njohur gjerman në opinionin e përjavshëm në revistën “Kicker”. Sipas Magath, Bayern do shpallet kampion, pavarësisht nga luhatjet dhe 6 pikët disavantazh që ka në renditje. “6 pikë avantazh në pushimet dimërore është si avantazhi 2:0 në një ndeshje”, shkruan Magath. “Nëse Dortmundi lëshon sërish pikë, atëherë renditja do të ekuilibrohet dhe kreu nuk do të jetë më i sigurt”.

Dortmundi humbi vetëm një ndeshje, papritur në Dussedorf, para Krishtlindjeve, ndërsa Bayern pati shumë probleme, me tre humbje në kampionat dhe një lojë aspak të mirë për një periudhë të gjatë. Gjithsesi, Magath jep një arsye pse Dortmundi mund të kapitullojë: “Bayern ka shumë veteranë që dinë t’i përballojnë situatat nën presion, ndërsa Dortmundi aktual nuk i ka. Kam frikë se lojtarët e rinj të Dortmundit do të rrëzohen përballë presionit që do të krijohet në rast se Bayern afrohet në renditje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...