Guri shënon për ekipin belg - Bota Sot
Guri shënon për ekipin belg

Futboll

Guri shënon për ekipin belg

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:59
Guri shënon për ekipin belg

Futbollisti Sindrit Guri është kthyer te goli. Pas fjalëve të drejtuesve të Oostendes, të cilët duan t'i japin besim edhe për fazën e dytë të kampionatit, edhe pse prisnin më shumë nga sulmuesi shkodran, autor i 27 golave në kampionatin shqiptar, duket sikur ka ardhur menjëherë reagimi.

Në miqësoren e luajtur ndaj Utrecht, në Mursia të Spanjës, ku belgët po zhvillojnë fazën përgatitore, ish-bomberi i Kukësit ka realizuar golin e fitores 2:1, në minutën e 78-të.

Guri ka realizuar me specialitetin "e shtëpisë", pra një goditje e bukur me kokë. Në fazën e parë, sulmuesi 25-vjeçar, që ka luajtur 15 ndeshje, e ka dërguar topin në rrjetë vetëm një herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...