Arsenali shumë afër mesfushorit të Barcelonës

Futboll

Arsenali shumë afër mesfushorit të Barcelonës

Më: 10 janar 2019 Në ora: 21:53
Denis Suarez

Arsenali është afër mbylljes së marrëveshje me Barcelonën për Denis Suarez.

Suarez pritet të arrijë në “Emirates” në formë të huazimit, pasi Unai Emery ka thënë se klubi nuk mund të blejë lojtarë në këtë afat kalimtar.

Kalimi i Suarezit në Arsenal pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, me formulën e huazimit deri në fund të këtij stinori.

Emery e dëshiron lojtarin në skuadër në mënyrë që ta rrisë konkurrencën mes lojtarëve të tij në mesfushë.

Suarez në këtë stinor ka gjashtë paraqitje dhe dy gola në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat