Levante e mposht Barcelonën

Futboll

Levante e mposht Barcelonën

Më: 10 janar 2019 Në ora: 23:56
Foto nga ndeshja

Barcelona ka pësuar humbje si mysafir me rezultatin 2-1 nga Levante në kuadër të Copa del Rey në 1/8 e finales.

Skuadra katalonase e humbi ndeshjen e parë, dhe në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” do të tentojë që t’i ndryshoj gjërat dhe të kualifikohet për në çerekfinale.

Golin e parë e shënoi Erick Cabaco në minutën e 4’, kurse në minutën e 18’ Borja Mayoral e dërgoi rezultatin në 2-0 për vendasit.

Katalonasit ngushtuan rezultatin në 2-1 me anë të Philippe Coutinhos në minutën e 85’, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Në këtë ndeshje nuk ishin të ftuar startuesit e zakonshëm , Lionel Messi, Luis Suarez, Ivan Rakitic, Gerard Pique dhe Jordi Alba, pasi Ernesto Valverde vendosi që t’i pushojë ata.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave ku Barcelona në Camp Nou do të tentojë të shënojë fitore me dy gola epërsi për të kaluar në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat