Emery e respekton vendimin e Ramseyt - Bota Sot
Emery e respekton vendimin e Ramseyt

Futboll

Emery e respekton vendimin e Ramseyt

Më: 10 janar 2019 Në ora: 23:57
Aaron Ramsey

Unai Emery ka thënë se e respekton vendimin e Aaron Ramseyt për të ardhmen e tij, ku spekulimet thonë se uellsiani ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Kontrata e Ramseyt me Arsenalin përfundon në fund të këtij stinori, dhe klubi londinez nuk i ka ofruar ende vazhdim të kontratës.

“Respektoj vendimin e tij, totalisht”, ka thënë trajneri i topçinjve.

“Nuk mund të them shumë në lidhje me situatën. Për ne, gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i fokusuar te Arsenal, të tjerat janë pjesë e një vendimi personal të tij. Por jam shumë i lumtur që deri tani vazhdon të jetë me ne”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...