Hapet stadiumi për Inter-Sassuolo, por këtë herë jo për tifozët

Futboll

Hapet stadiumi për Inter-Sassuolo, por këtë herë jo për tifozët

Më: 11 janar 2019 Në ora: 06:24
Stadiumi për Inter-Sassuolo

Inter-Sassuolo, e planifikuar për t’u luajtur të shtunën në mbrëmje, nuk do të luhet me stadiumin e mbyllur, ashtu siç e kishin vendosur organet e disiplinës në futbollin italian.

Kjo pasi Federata Italiane e Futbollit ka mirëpritur kërkesën e Interit për të hapur dyert e unazës së parë të stadiumit për fëmijët e shkollës së futbollit të klubit zikaltër dhe atyre të shkollave sportive italiane.

FIGC dhe Liga italiane e futbollit kanë miratuar hapjen e unazës së parë të “San Siros” për këtë kategori fëmijësh, të cilët do të mund të ndjekin sfidën Inter-Sassuolo.

Pas incidenteve me sfond racist në sfidën Inter-Napoli, organet e disiplinës dënuan klubin zikaltër me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë dhe një të trete pa praninë e grupimit ultras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat