Valverde: Coutinho duhet të luftojë për vendin e tij në formacionin startues

Futboll

Valverde: Coutinho duhet të luftojë për vendin e tij në formacionin startues

Më: 11 janar 2019 Në ora: 08:49
Valverde ka sugjeruar Coutinhon që të luftojë për vendin e tij.

Philipe Coutinho është larg formës së tij më të mirë dhe kësisoj rrezikon të mos jetë pjesë e formacionit startues të Barcelonës.

Rikthimi në formë i Ousmane Dembele ka bërë që braziliani mos ta ketë të sigurt paraqitjen në formacionin bazë.

Gjithashtu, në repartin e mesfushës, paraqitjet e jashtëzakonshme të Arthur dhe Vidal kanë rritur konkurrencën.

Por, Valverde nuk sheh ndonjë problem me këtë, dhe ka sugjeruar Coutinhon që të luftojë për vendin e tij.

“Kur Dembele nuk po luante, të gjithë më pyesnin për të” ka thënë fillimisht Valverde për reporterët.

“Tani Dembele po luan dhe Coutinho jo dhe po ndodh e kundërta. Kur nuk luan dhe nuk je i kënaqur duhet të luftosh që ta ndryshosh situatën. Sot ishte një ndeshje për këtë” ka shtuar trajneri.

“Coutinho është një lojtar i madh që na ka dhënë shumë dhe do të na jap shumë. Do të thoja të njëjtën për Dembele” ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Edhe Coutinho edhe Dembele ishin në formacionin e parë të Barcelonës për ndeshjen kundër Levante, në kuadër të “Copa del Rey”.

Braziliani arriti që ta shënonte golin e vetëm të Barcës në humbjen 2:1, nga pika e bardhë e penalltisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat