Plani i Realit - Bota Sot
Plani i Realit

Futboll

Plani i Realit

Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:36
Ilustrim

Ashtu si te Barcelona, pyetja se kush do të jetë në stolin e Realit të Madridit sezonin e ardhshëm vazhdon të shkaktojë shumë konfuzion. Solari ka një kontratë, por do të varet sesi do të shkojë historia e joshjes së Murinjos nga Perezi.

Katalanasja “Sport”, shkruan se ajo që është e sigurtë, është se kësaj liste me kandidatë do t’i shtohen edhe emrat e dy ishlegjendave të klubit, Raul Gonzalez dhe Ksabi Alonso. Ashtu si në rastin e Ksavi Hernandezit, edhe Alonso dhe Raul prej 1 korrikut do të kenë kualifikimin e kërkuar nga UEFA dhe rregullorja në Spanjë për të drejtuar një klub të La Ligës dhe çdo vendi tjetër në botë. Dy ish-futbollistët e Realit do të ndjekin edhe kursin që nis më 23 prill në mjediset e federatës spanjolle të futbollit, për të siguruar licencën e trajnerit UEFA PRO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...