Mbrojtësi i Milani gati për të luajtur pas më shumë se një viti e gjysmë - Bota Sot
Mbrojtësi i Milani gati për të luajtur pas më shumë se një viti e gjysmë

Futboll

Mbrojtësi i Milani gati për të luajtur pas më shumë se një viti e gjysmë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 13:55
Gennaro Gattuso

Në ditët e para të shtatorit të 2017-ës, i sapo transferuar te Milani, Andrea Conti këput ligamentet e gjurit.

Në mars të vitit të kaluar u lënduar sërish dhe vetëm një muaj më parë mund të shijojë rishtazi emocionet e fushës.

Ai pritet që të lërë prapa shpinës këtë fazë të errët të karrierës së tij dhe mund të luajë në ndeshjen ndaj Sampdorias këtë fundjavë.

Është një ndeshje kupe, por për 25-vjeçarin e vlen shumë. 503 ditë nga hera e fundit, Conti rikthehet të ndiejë presionin dhe emocionet e një sfide nga minuta e parë, teksa 482 nga lëndimi, më 22 dhjetor, provonte shijen e ndeshjes ndaj Fiorentinës, edhe pse për pak minuta.

Ndeshja e nesërme shihet si një provë për mbrojtësin, që me rikthimin në formacion i kërcënon vendin Davide Calabrias dhe veteranit Ignacio Abate, dy lojtarë që luajnë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...