Isco gjithnjë e më larg Real Madridit, Juventus vëzhgon situatën - Bota Sot
Isco gjithnjë e më larg Real Madridit, Juventus vëzhgon situatën

Futboll

Isco gjithnjë e më larg Real Madridit, Juventus vëzhgon situatën

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:01
Isco

Marrëdhënia mes yllit spanjoll dhe trajnerit Santiago Solari është shumë e tensionuar, kjo për faktin se tekniku e ka mënjanuar thuajse plotësisht 26-vjeçarin.

Sinjalin e fundit e ka dhënë as më shumë as më pak por vetë kapiteni i “Los Blancos” Sergio Ramos. “Është e vështirë që të përmirësohet situata mes Solarit dhe Iscos”, ka deklaruar një prej lojtarëve kryesorë tek kampionët e Evropës.

Isco nuk e ka provuar shijen e të qenit titullar thuajse asnjëherë që nga momenti kur Solari mori drejtimin e klubit spanjoll, më konkretisht ka luajtur nga minuta e parë në vetëm dy nga 16 ndeshje.

Këtë situatë është duke e vëzhguar Juventusi, i cili ka kohë që interesohet për futbollistin dhe nëse nuk do të ketë një përmirësim të kësaj gjendjeje, atëherë kampionët e Italisë, pritet të vihen në sulm për ta transferuar Iscon në Serie A.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...