Barcelona e kërkon Moratan në huazim

Futboll

Barcelona e kërkon Moratan në huazim

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:20
Alvaro Morata

Katalanasit dëshirojnë të kenë në skuadër një zëvendësues për Luis Suarez.

Alvaro Morata pritet të largohet nga Chelsea.

Që nga transferimi i tij në Londër para një viti e gjysmë, spanjolli nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez dhe dëshira e tij është të luajë përsëri në La Liga.

Për Moratan ka shprehur interesim Barcelona, e cila synon t’i jap një rast duke e kthyer në Spanjë, por fillimisht vetëm në formë huazimi.

Në ditët në vijim, agjenti i tij pritet të ulet dhe të bisedojë me drejtuesit e Barçës për mundësinë e transferimit të lojtarit në Camp Nou.

Kujtojmë se Morata është lojtar i akademisë së Real Madridit, por në klubin madrilen ai nuk ka pasur asnjëherë besimin e plotë për të qenë titullar, prandaj edhe është larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat