Japonezi legjendar shkruan histori, bëhet lojtari më i vjetër në botë

Futboll

Japonezi legjendar shkruan histori, bëhet lojtari më i vjetër në botë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:38
Kazuoshi Miura

Si mund ta imagjinojë veten një burrë 52 vjeç? Shumëkush do mendonte për vitet e pensionit, për mundësitë për të shijuar jetën pas shumë viteve punë, apo çfarëdo mënyre që mund të kalohet një jetë e bukur.

Por, mosha për Kazuoshi Miura është thjesht një numër. Kush është ky? Miura është futbollisti më i vjetër në historinë e futbollit që sapo ka rinovuar kontratën si profesionist edhe për një vit me skuadrën e Yokohama në J2 Ligue të Japonisë. I vjetër, por sa i vjetër? Plot 52 vjeç do jetë kur të përfundojë kontrata e tij, duke u bërë lojtari i vetëm në botë që luan në këto nivele në këtë moshë.

Rekordin e mbante Kevin Poole, portieri i Burton Albion, i cili i dha fund karrierës si profesionist në moshën 51-vjeçare në vitin 2014. Japonezi do jetë rekordmen i vetëm në këtë drejtim pasi aktualisht është 51 vjeç e 11 muaj. Për më tepër sulmuesi mban edhe një tjetër rekord në historinë e futbollit. Në moshën 50 vjeç e 14 ditë ai shënoi golin e fitores për Yokohama, duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon gol si profesionist.

Image

Rekordi në fjalë mbahej nga Sir Stanley Matthews, anglezi që luajti nga viti 1932-1965, deri në moshën 50-vjeçare me Stoke City. Ndërkohë Miura në karrierën e tij ka luajtur me skuadra si Santos apo Palemrias në Brazil, ndërsa në sezonin 1993-94 luajti me Genoan në Seria A, ku në 21 ndeshje shënoi 1 gol.

Në karrierën e tij sulmuesi ka shënuar 173 gola, ku me skuadrën e Verdy Kawasaki ka njohur suksesin më të madh nga sezoni 1990-1998 ku shënoi 100 gola. Ndërkohë me kombëtaren e Japonisë ka shënuar 55 gola në 89 paraqitje

. E përkthyer në total sulmuesi legjendar ka kapur shifrën e 228 golave në 821 ndeshje ku ai është aktivizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat