Berisha do të mungojë në sfidën përballë Cagliarit - Bota Sot
Berisha do të mungojë në sfidën përballë Cagliarit

Futboll

Berisha do të mungojë në sfidën përballë Cagliarit

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:55
Berisha do të mungojë në sfidën përballë Cagliarit

Etrit Berisha do të mungojë në sfidën përballë Cagliarit, në Kupën e Italisë. Portieri i kombëtares nuk do të qëndrojë jashtë për shkak të rotacionit nga trajneri Gian Piero Gasperini, por sepse ka një problem shëndetësor. Prishtinasi vuan nga një sindrom gastrointestinal dhe për këtë arsye nuk do të jetë as në listën e të grumbulluarve.

I pafat gardiani i Atalantës, duke qenë se po kalonte një moment të mirë forme. Berisha, deri tani, ka luajtur 12 ndeshje nga 19 të zhvilluara. U duk sikur në janar do të largohej, por gjërat kanë ndryshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...