Luiz mund të rikthehet në Benfica - Bota Sot
Luiz mund të rikthehet në Benfica

Futboll

Luiz mund të rikthehet në Benfica

Më: 11 janar 2019 Në ora: 18:09
Luiz mund të rikthehet në Benfica

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, ka si prioritet kryesor kthimin te Benfica, një klub që e braktisi në janar 2011 për të luajtur në Londër, për 25 milionë euro. Media “A Bola” thotë se qëllimi i tij është ta përfundojë karrierën në këtë vend. Futbollisti brazilian, i cili në sezonin e kaluar u ul në bankë nga Antonio Conte, është bërë një qendërmbrojtës i padiskutueshëm për Maurizio Sarri, këtë sezon, duke luajtur me minuta të plota në të gjitha ndeshjet e Premier League, përveç asaj kundër Wolvesit, në fillim të dhjetorit, pasi qëndroi në bankë.  Luiz është 31 vjeç dhe kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti, kështu që mund të negociojë me këdo për t'u çliruar në verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...