Kabashi: Flamurtari pretendon mesin e tabelës

Futboll

Kabashi: Flamurtari pretendon mesin e tabelës

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:47
Veton Kabashi gjatë një ndeshje

Reshjet e borës kanë detyruar Flamurtarin e Prishtinës që përgatitjet aktualisht t’i zhvillon në ambient të mbyllur. Flamurtari përgatitet me synime që të arrijnë rezultate edhe më pozitive se në pjesën vjeshtore. Gjatë vjeshtës dëshmuan lojëra të mira dhe ia dolën të renditen në vend të shtatë me 22 pikë të mbledhura, por me pak fat sportiv kanë mundur të kanë edhe më shumë pikë dhe të janë edhe më lartë në klasifikim. Kapiteni i skuadrës kuqezi, Veton Kabashi, shprehet se pjesa e dytë e kampionatit do të jetë edhe më interesante, kur kihet parasysh se një numër i madh i skuadrave luftojnë që të ikin nga zona e rrezikut në elitën e futbollit tonë. Kabashi mendon se asnjë skuadër nuk e ka qetësinë, kur merret parasysh edhe afërsia me pikë njëra me tjetrën.  

“Bota sot”: Flamurtari ka filluar përgatitjet, si shkojnë në ditët e para?

Veton Kabashi: Kemi filluar pothuajse që një javë, shkojnë mirë për fillim kryesisht në hapësira të mbyllura për shkak të kohës me borë.

“Bota sot”: Temperaturat e ulëta, sa ndikojnë në përgatitje?

Veton Kabashi: Për fillim në Kosovë kjo është klima dhe presim që ditët në vijim të shkojmë në përgatitje jashtë vendit.

“Bota sot”: Flamurtari është në pozitën e shtatë me 22 pikë, a e ka qetësinë?

Veton Kabashi: Normalisht që nuk e ka qetësinë, sepse nuk kemi pikë sa kemi pasur mundësi të kemi.

“Bota sot”: Cilat janë synimet?

Veton Kabashi: Synimet e Flamurtarit janë kapja e pozitave kah mesi i tabelës.

“Bota sot”: A mendoni se pranvera do të jetë shumë e nxehtë?

Veton Kabashi:  Pa dyshim që do të jetë e nxehtë sepse të gjitha ekipet janë afër me pikë dhe gjithsecila lufton për synimet e veta.

“Bota sot”: Sa pikë i duhen Flamurtarit për ta siguruar mbijetesën?

Veton Kabashi: Nuk e di saktë, ka shumë ndeshje deri në fund.

“Bota sot”: A mendoni se më shumë se gjysma e ligës janë në luftë për ekzistencë?

Veton Kabashi: Për shkak të afërsisë me pikë asnjë ekip thuajse nuk ka komoditet.

“Bota sot”: A jeni i kënaqur me kushtet në klub?

Veton Kabashi: Sa i përket kushteve gjithçka është korrekte, me pagesa dhe kushte deri me tani janë shumë të mira.

“Bota sot”: Çfarë punohet në ditët e para në përgatitje?

Veton Kabashi: Kryesisht në vrapime dhe fitness.

“Bota sot”: Ju si kapiten, çfarë i premtoni tifozëve?

Veton Kabashi: Unë si kapiten i ekipit premtoj maksimumin dhe në realizimin e synimit të klubit.

“Bota sot”: A do të kemi një pranverë më shumë shikues e cilësi?

Veton Kabashi:  Shikueshmëri? Nuk di çfarë të them, ndërsa për cilësi kemi lojtarë të larguar dhe kemi ardhje të reja dhe besoj që është herët të jap një përgjigje të saktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat