Coutinho në krizë? Jurgen Klopp parashikoi gjithçka

Futboll

Coutinho në krizë? Jurgen Klopp parashikoi gjithçka

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:19
Philippe Coutinho dhe Jurgen Klopp

Është mirë t'i besosh Jurgen Klopp-it, këtë duhet ta dinë lojtarët e tij, veçanërisht ata që kanë ndërmend të largohen nga Liverpool-i. 

Philippe Coutinho nuk po kalon një moment të mirë aktualisht te Barcelona, por në fund faji është vetëm i tiji. Braziliani ka kërkuar me ngulm transferimin te katalanasit dhe dëshira e tij është plotësuar janarin e kaluar. Por sot mund të ketë ndryshuar mendim. 

Me "blaugranat", në  fakt, nuk po gjen shumë hapësira dhe zëvendësi i Valverde-s nuk i ka kursyer kritikat për paraqitjet e tij të fundit. Por Jurgen Klopp e kishte paralajmëruar se një e ardhme larg Liverpool-it do të kishte qenë e rrezikshme për të. 

Në majin e 2017-ës, siç ka bërë të ditur "Independent", Klopp i ka thënë  yllit të tij: "Qëndro këtu dhe do të ndërtojnë një statujë në nderin tënd. Shko diku tjetër, te Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid, dhe do të jesh një lojtar çfarëdo, këtu mund të jesh diçka më shumë". 

Një parashikim që po kthehet në realitet për brazilianin në këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat