Zyrtare: Sulmuesi i Barcelonës i bashkohet Sevillës - Bota Sot
Zyrtare: Sulmuesi i Barcelonës i bashkohet Sevillës

Futboll

Zyrtare: Sulmuesi i Barcelonës i bashkohet Sevillës

Më: 11 janar 2019 Në ora: 21:54
Zyrtare: Sulmuesi i Barcelonës i bashkohet Sevillës

Barcelona ka arritur marrvëshje me Sevillën për t'ia shitur sulmuesin Munir El Haddadi. Munir ka nënshkruar kontratë trivjeçare e gjysmë me Sevillën, e cila do t'ia paguajë Barçës mbi 1 milion euro për shërbimet e tij.

"Barcelona dhe sevilla kanë arritur marrëveshje për transferimin e Munir El Haddadit. Sevilla do t'ia paguajë Barcelonës 1.050.000 euro për shërbimet e tij", thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Kampioni spanjoll e ka falënderuar Munirin për përkushtimin e tij dhe i ka uruar fat në të ardhmen. 

Kontrata e 23-vjeçarit me Barcelonën do të mbaronte në fund të këtij sezoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...