Nasri: Nuk kam asgjë përveçse dashuri ndaj Arsenalit - Bota Sot
Nasri: Nuk kam asgjë përveçse dashuri ndaj Arsenalit

Futboll

Nasri: Nuk kam asgjë përveçse dashuri ndaj Arsenalit

Më: 12 janar 2019 Në ora: 09:52
Samir Nasri

Samir Nasri ka zbuluar se ai nuk ka asgjë përveçse dashuri ndaj ish-klubit të tij, Arsenalit.

Nasri ishte njëri ndër lojtarët më të pëlqyer nga fansat në Arsenal, mirëpo me largimin e tij te rivalët e Premierligës, Manchester City, gjërat ndryshuan.

Francezi ishte pjesë e Arsenalit për tre stinore, duke bërë 125 paraqitje në total, dhe sot ai do të luajë kundër topçinjve me klubin e tij të ri, rivalin tjetër, West Hamin.

“E kam shijuar kohën time në Arsenal shumë sepse kisha një trajner që më besonte. Ishte si një baba i dytë”, ka thënë Nasri.

“Kur e shikoj kohën mbrapa jam i lumtur për ato tri vite atje, mirëpo i zhgënjyer në të njëjtën kohë sepse kishim shumë kualitet. Është turp i vërtetë që nuk fituam ndonjë trofe me lojtarët dhe skuadrën që kishim, por kam kujtime të mira”.

“Arsen Wenger më bëri që ta kem këtë mentalitet për të shënuar gola dhe të besoj në kualitet e mia”.

“Edhe pse në të kaluarën kemi pasur disa fjalë me tifozët e Arsenalit, mirëpo siç kam thënë, nuk kam asgjë përveçse dashur për klubin sepse kam kaluar tri vite të mrekullueshme atje”.

Ndeshja mes West Ham dhe Arsenal zhvillohet sot prej orës 13:30 në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...