Kur Kujtim Shala, Besnik Hasi, Afrim Tovërlani para 21 viteve luani për Kosovën me selektor Bylbyl Sokolin, kundër Fadil Vokrrit!

Futboll

Kur Kujtim Shala, Besnik Hasi, Afrim Tovërlani para 21 viteve luani për Kosovën me selektor Bylbyl Sokolin, kundër Fadil Vokrrit!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2019 Në ora: 12:45
Lartë: Kujtim Shala, Ahmet Beselica, Luan Tabaku, Selajdin Jerliu, Bujar Guta e Besnik Hasi. Ulur: Fadil Berisha, Afrim Tovërlani, Besnik Kollari, Jeton Qubreli e Baki Bulliqi.

Viti 1997, dhjetori i ftohtë, në stadiumin e Fortunës së Dyseldorfit, kombëtarja e Kosovës zbarkoi në fushë dhe zhvilloi disa ndeshje! Në radhët e saja shumë emra të njohur, si Kujtim Shala - kapiten,  Besnik Hasi, Afrim Tovërlani, Besnik Kollari etj.

Selektor i asaj periudhe ka qenë i palodhuri Bylbyl Sokoli, që e drejtojë me sukses Kombëtaren e Kosovës.  Kosova u paraqit me përbërjen: Ahmet Beselica, Luan Tabaku, Selajdin Jerliu, Bujar Guta, Fadil Berisha,  Besnik Hasi, Baki Bulliqi, Besnik Kollari, Jeton Qubreli, Afrim Tovërlani dhe Kujtim Shala.

Siç raportohet, atëkohë Kosova ishte ballafaquar me seleksionin e shqiptarëve Gjermanisë, me Kosovën e Bilefeldit, po ashtu edhe i ndjeri legjenda e futbollit Fadil Vokrri me ekipin e tij kishte ardhur nga Franca. Po ashtu edhe Kosova e Dyseldorfit që u kanë organizatore më në krye Nadir Haxhimusën, Bujar Neziri etj. Merret vesh se Nadiri ka bërë shumë sa u kanë në Gjermani, sepse edhe KF 2 Korrikun e kanë pritur me shpenzimet e tyre.

Lartë: Kujtim Shala, Ahmet Beselica, Luan Tabaku, Selajdin Jerliu, Bujar Guta e Besnik Hasi. Ulur: Fadil Berisha, Afrim Tovërlani, Besnik Kollari, Jeton Qubreli e Baki Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat