West Ham shtang Arsenalin! Shqiptarët kokulur në Angli - Bota Sot
West Ham shtang Arsenalin! Shqiptarët kokulur në Angli

Futboll

West Ham shtang Arsenalin! Shqiptarët kokulur në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:23
Xhaka gjatë ndërrimit

Derbi londinez përfundoi me fitoren e vendasve! West Ham e mposhti me rezultat minimal 1:0 ekipin e Arsenalit, në ndeshjen e javës së 22-të të Premier League në futboll. ”Topçinjtë’ u llogaritën si favoritë në letër, por në fushë gjërat ishin ndryshe, fiton ai ekip që shënon! West Ham përfitoi nga një pakujdesi e mysafirëve dhe siguroi fitoren falë golit të Declan Rice i cili nga rreth 14 metra me një goditje të bukur e plasoi topin në këndin e djathtë të portierit Leno. Gol që shtangu Arsenalin dhe e la duarbosh. Shqiptarët luajtën standardë, por kokulur dolën nga kjo sfidë. Mbrojtësi Shkodran Mustafi e mesfushori ofensivë Granit Xhaka u paraqitën deri në minutën e 59-të, por pa sukses. Arsenali është në vend të pestë me 41 pikë, ka dhjetë me shumë se West Ham i teti në renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...