Takimi emocionues

Futboll

Takimi emocionues

Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:43
Takimi emocionues

Takimi emocionues i Francesco Totti, kapitenit legjendë të Romës, tashmë në rol drejtuesi te kryeqtetasit italianë, me Michela, tifoze e verbër e kësaj skuadre. Kjo e fundit, tepër e emocionuar, përveç përqafimeve për “10” e Romës, të cilin nuk e ka parë dot kurrë me sy, thotë me mallëngjim: "Ka vetëm një kapiten!"

Michela dhe motra e saj fituan një udhëtim për të marrë pjesë në duelin e Romës kundër Juves dhe për të takuar lojtarët verdhekuq. Lotët kanë rrjedhur edhe në mediat sociale, pasi klubi i Serie A ka ndarë me ndjekësit e vet videon e takimit për të cilin folëm më sipër.

Nëse takimi i tifozes së verbër me skuadrën dhe stafin ishte qartësisht një përvojë e pabesueshme, ajo me ish-kapitenin prodhoi një moment vërtet magjik. "Kur hymë në hotelin ku ishte ekipi, thashë: Kjo është dita jonë,  - kujton Rosa. - Ishte dita më e lumtur për motrën (Michela). Ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Ajo ka qenë gjithmonë në gjendje ta përcjellë pasionin për Romën”. 

Ky pasion doli qartë në pah kur Michela filloi të recitojë fjalimin e famshëm të pensionimit të Tottit, të ditës kur i tha lamtumirë futbollit të luajtur me klubin e zemrës, pas 24 vitesh si profesionist aty. 

"Më ktheve emocionet e asaj dite", - i tha Totti tifozes së verbër, para se të ndalonte për një përqafim, një bisedë dhe disa fotografi me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat