Uzuni nuk e harron

Futboll

Uzuni nuk e harron

Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:40
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni vazhdon të shënojë te Lokomotiva e Zagrebit. Futbollisti i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e sotme miqësore ndaj Goricës. Vetëm 7 minuta i kanë mjaftuar beratasit për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërkohë që skuadra mike barazoi shifrat në minutën e 88-të me anë të 11-metërshi.

Takimi u mbyll në barazim 1:1, teksa Gorica është një skuadër që militon në Ligën e Parë kroate dhe numëron 4 pikë më pak se Lokomotiva.

Ndeshja e fundit që Uzuni shënonte me fanellën e Lokomotivës ishte ajo e datës 30 nëntor përballë Slaven Belupo. Nisje më të mbarë për vitin 2019 nuk mund të kishte për futbollistin e Kombëtares, i cili shpreson të vazhdojë të shënojë sa më shumë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat