Tre shqiptarë luajtën për Lazion, shkatërruan Novarën

Futboll

Tre shqiptarë luajtën për Lazion, shkatërruan Novarën

Nga: K. Goca Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:52
Immobile

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha dhe Riza Durmishi, luajtën për Lazion, duke ndihmuar në fitoren me rezultat 4:1 kundër Novarës, në ndeshjen e të tetës së finales së Kupës së Italisë.

Strakosha startoi nga minuta e parë, kurse Berisha e Durmishi nga minuta e 63-të, duke dhënë maksimumin.

Golat për Lazion i shënuan: Alberto (12'), Immobile (20' e 35'), Milinkoviq Saviq (45+3') dhe për Novarën realizoi Eusepi (49'-nga penalltia). Shqiptarët e Lazios kualifikohen në çerekfinale dhe me pretendime që të shkojnë deri në finalen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat