Gerrard i ka disa fjalë për shqiptarin

Futboll

Gerrard i ka disa fjalë për shqiptarin

Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:40
Gerrard i ka disa fjalë shqiptarin

Eros Grezda nuk po kalon një moment të mirë, pasi që nga transferimi te Rangers, është përballur me kritika të shumta dhe sikur të mos mjaftonin kritikat, ai ka pësuar edhe një dëmtim në stërvitje me skuadrën e tij.

Faza përgatitore që po zhvillohet në Tenerife, nuk ka qenë shumë me fat për sulmuesin shqiptar.

Vetë trajneri Steven Gerrard ka folur në lidhje me sulmuesin kuqezi, duke kërkuar nga ai që të bindë dhe të tregojë se është i denjë për të luajtur me fanellën e Rangersit. Ai shprehet se Grezda përveç se duhet ta fitojë fanellën, duhet edhe ta mbrojë atë.

“Grezda duhet të provohet. Ai duhet t’iu tregojë të gjithëve se është i denjë për të qenë një futbollist i Rangersit. Së pari dhe më kryesorja, ai ka nevojë për të fituar fanellën sepse në këtë moment lojtarët që kanë luajtur kundër Celtic e kanë fituar atë me meritë të plotë”, ka thënë Gerrard.

“Në javët e ardhshme, Grezda duhet të tregojë se e ka dëshirën që të kthehet si titullar dhe kur të arrijë ta fitojë këtë fanellë titullari, atëherë duhet të tregojë qëndrueshmëri dhe të arrijë ta mbajë atë vend”, ka shtuar ish-mesfushori anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat