Ditë e keqe për reprezentuesin e Kosovës

Futboll

Ditë e keqe për reprezentuesin e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 12 janar 2019 Në ora: 18:48
Atdhe Nuhiu

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu me ekipin e Sheffield Wed kanë pasur ditë të keqe në Ligën e Dytë të Anglisë (Championship) në futboll. Sheffield Wed në udhëtim pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Hull, në ndeshjen e javës së 27-të. Bowen (45+1' e 52'-nga penalltia) e Campbell (76) shënuan për fitoren e vendasve. Nuhiu u aktivizua nga minuta e 55-të, por nuk ia dolën të shënojnë as golin e nderit. Hull është në vend të dhjetë me 33 pikë, kurse Sheffield Wed është i 16-ti me 32.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat