Ish presidenti i Realit tregon problemin që Zidane pati me Perezin

Futboll

Ish presidenti i Realit tregon problemin që Zidane pati me Perezin

Më: 12 janar 2019 Në ora: 19:01
Ronaldo dhe Bale

Ish presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon, ka treguar arsyen e vërtetë të largimit të Zinedine Zidane nga drejtimi i kampionëve të Evropës.

Zinedine Zidane, në fund të sezonit të kaluar fitoi titullin e tretë radhazi me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, dhe vetëm pesë ditë pas këtij suksesi befasoi të gjithë duke ofruar dorëheqjen.

Largimi i tij ‘shokoi’ të gjithë, sidomos pas asaj ecurie në krye të ‘mbretërve’.

Por, për largimin e tij të papritur ka pasur një arsye sipas Calderon, që ka qenë i president i Realit nga korriku i vitit 2006 deri në janar të vitit 2009.

“Zidane është shumë i qartë dhe ai kishte kërkesa që nuk janë sekrete”, ka deklaruar Calderon.

“Ai ka këmbëngulur se Reali duhet të mbajë Cristiano Ronaldon dhe të shesë Gareth Bale. Perez nga ana tjetër ka kërkuar pikërisht të kundërtën, dhe kjo është e gjitha”.

“Zidane menjëherë ka vendosur të largohet, siç e shohim, ai kishte të drejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat