Mbyllet gjithçka në ‘Stamford Bridge’, mësoni rezultatin përfundimtar të takimit Chelsea-Newcastle

Futboll

Mbyllet gjithçka në ‘Stamford Bridge’, mësoni rezultatin përfundimtar të takimit Chelsea-Newcastle

Më: 12 janar 2019 Në ora: 20:37
Pamje nga ndeshja

Chelsea ka mposhtur Newcastlen me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 22-të të Premier Ligës.

Një fitore minimale dhe e mundimshme por tejet e rëndësishme në rrugëtimin e skuadrës për arritjen e objektivave, e që padyshim se është Liga e Kampionëve.londinezët.

Fillimisht Pedro realizoi për epërsinë fillestare në minutën e nëntë, para se Clark të barazoi shifrat në 1-1 pesë minuta para fundit të fraksionit të parë.

Pjesa e dytë ndërkaq filloi më mirë për ‘blutë’, ku braziliani Willian shënoi në të 57-tën, golin e fitores për ekipin e Maurizio Sarrit.

Me këto tre pikë, londinezët nga ‘Stamford Bridge’ arrijnë në kuotën e 47-të pikëve dhe kanë gjashtë më shumë se Arsenali i pozitës së pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat