Aaron Ramsey po e kompleton transferimin te Juventus.
Aaron Ramsey do t’i kompletoj sot testet mjekësore te Juventus, ndërsa do të kalojë si transferim i lirë në fund të këtij sezoni.
Mesfushori uellsian do të fitojë 7.5 milionë euro në sezon, duke nënshkruar kontratë katër vjeçare.
Sipas ‘La Gazetta dello Sport’, zyrtarë të Juventusit gjenden sot në Londër për ta kompletuar transferimin e Ramseyt.
Uellsiani do të qëndroj te Arsenali deri në fund të sezonit, ndërsa skuadra e tij skadon më 30 qershor të këtij viti.